..:WwW.mIRC-Team.InFO:..
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Vizitoni Faqen WwW.mIRC-Team.InFO
 
ForumForum  PortaliPortali  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Matura, rregullat e reja zyrtare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
EN[d]RY
Admin
Admin
EN[d]RY


Male
Numri i postimeve : 79
Location : Greece
Meryra Jetes : Pall Ariu Jet Qefliu
Registration date : 07/06/2008

Matura, rregullat e reja zyrtare Empty
MesazhTitulli: Matura, rregullat e reja zyrtare   Matura, rregullat e reja zyrtare Icon_minitimeSat Jun 07, 2008 12:22 pm

Si do tė bėhet vlerėsimi i gjimnazistėve pėr provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje
Matura, rregullat e reja zyrtare
Blerina KACA
Struktura e Maturės Shtetėrore, e cila pėrfshin llogaritjen e pikėve tė provimeve tė detyruara dhe atyre me zgjedhje, tanimė ėshtė njė variant zyrtar, i cili ka marrė edhe miratimin e qeverisė. Gazeta “Tirana Observer” boton variantin zyrtar tė maturės, e cila pėrfshin nė strukturė ēdo element dhe detaj pėrsa iu pėrket lėndėve me zgjedhje, llogaritjes sė pikėve pėr bazėn mesatare dhe atė tė provimeve pėrfundimtare, detyrat e universiteteve, dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, detyrat e Komisionit tė Maturės Shtetėrore, i cili ka edhe peshėn mė madhe, pasi i duhet tė merret me korrigjimin e provimeve, llogaritjen e pikėve, shqyrtimin e ankimimeve dhe zyrtarizimin e fituesve. Gjithashtu nė vendimin zyrtar ėshtė pėrcaktuar edhe mėnyra se si do tė veprohet me nxėnėsit qė kanė kryer shkollat e mesme jashtė shtetit. Ėshtė vendosur qė pėr tė gjithė ata qė kanė kryer studimet me sistemin 3 vjeēar (6+3+3) nota mesatare tė llogaritet mbi bazėn e tre viteve tė fundit (10-12) nė masėn 50 pėr qind tė pikėve dhe 50 pėr qind tė pikėve pėr provimet e pjekurisė (nė varėsi tė emėrtimeve tė ndryshme qė kanė). Nė ato raste kur jepet nota mesatare e pėrgjithshme (p.sh Greqia) kėsaj note i jepen 100 pėr qind e pikėve, rastet e veēanta trajtohen nga njė komision i ngritur nga shkollat e larta.
Si do tė bėhet vlerėsimi
Niveli i pėrvetėsimit tė programit tė shkollės sė mesme pėr nxėnėsit qė aspirojnė tė vazhdojnė studimet nė shkollat e larta pėrcaktohet duke marrė parasysh notėn mesatare tė katėr viteve tė shkollimit dhe notėn mesatare tė maturės shtetėrore sipas skemės sė mėposhtme:
Ø 20 pėr qind e pikėve tė jepen mbi bazėn e mesatares sė katėr viteve
Ø 80 pėr qind e pikėve tė jepen mbi bazėn e mesatares sė provimeve tė maturės
Ky pėrshkallėzim i pikėve bazohet nė faktin qė nxėnėsit nuk janė lajmėruar pėr kėtė ndryshim tė kritereve tė pranimit nė shkollat e larta nė kohėn e duhur.
Provimet e Maturės
Provimet e Maturės Shtetėrore do tė zhvillohen vetėm me shkrim. Ato do tė drejtohen, organizohen dhe realizohen nga Komiteti i Maturės Shtetėrore nė mėnyrė tė centralizuar (vlerėsim i jashtėm), duke eliminuar nė kėtė mėnyrė diferencat e vlerėsimeve qė burojnė nga vlerėsimi i brendshėm (nė bazė shkolle). Hartimi i tezave tė provimeve dhe vlerėsimi do tė bėhet nė nivel qendror nga qendra e specializuar QKAVP, duke u bazuar nė urdhrat, udhėzimet dhe rregulloret pėrkatėse tė MASH nėn drejtimin dhe administrimin e drejtpėrdrejtė tė Komitetit tė Maturės Shtetėrore. Provimet e Maturės Shtetėrore pėr vitin shkollor 2006-2007 (qershor 2007) pėr pranimet nė shkollat e larta nė vitin akademik 2007-2008 tė bėhen sipas skemės mė poshtė:
Provimet e Maturės Shtetėrore do tė zhvillohen si:
a)• Provime mature tė detyruara 2/3, tė cilat sigurojnė pėrfundimin e shkollės sė mesme
b)• Provime mature me zgjedhje nga tė cilat dy tė detyruara pėr ata qė do tė vazhdojnė shkollat e larta
Sipas tipave tė shkollave tė mesme, kėto provime kanė strukturėn e mėposhtme:
1. Pėr shkollat e mesme tė pėrgjithshme (2+2)
i) Tė detyruar - 2 provime 1. Letėrsi 2. Matematikė
ii) Me zgjedhje – 8 provime, nga tė cilat dy tė detyruar pėr t’u zgjedhur
1. Gjuhė e Huaj
2. Histori
3. Gjeografi
4. Njohuri pėr Shoqėrinė
5. Njohuri pėr ekonominė + Filozofi
6. Fizikė
7. Kimi
8. Biologji
2. Pėr shkollat e mesme tekniko-profesionale 5-vjeēare dhe 3+2- vjeēare
i) Tė detyruar -3 provime: 1. Matematikė 2. Teori Profesionale 3. Praktikė profesionale (nuk merret parasysh pėr pranimet nė shkollat e larta)
ii) Me zgjedhje -9 provime nga tė cilat 2 tė detyruara pėr t’u zgjedhur
1. Gjuhė e Huaj
2. Histori
3. Gjeografi
4. Njohuri pėr Shoqėrinė
5. Njohuri pėr ekonominė + Filozofi
6. Fizikė
7. Kimi
8. Biologji
9. Letėrsi
3. Pėr shkollat social-kulturore 4 dhe 5 vjeēare (3+2)
i) Tė detyruar - 3 provime: 1. Letėrsi 2. Teori Profesionale/ Gjuhė e Huaj pėr shkollat e gjuhėve tė huaja 3. Praktikė profesionale (nuk merret parasysh pėr pranimet nė shkollat e larta)
ii) Me zgjedhje – 8 provime, nga tė cilat dy tė detyruar pėr t’u zgjedhur
1. Gjuhė e Huaj
2. Histori- Gjeografi
3. Njohuri pėr Shoqėrinė
4. Njohuri pėr ekonominė + Filozofi
5. Fizikė
6. Kimi
7. Biologji
8. Matematikė
Ata qė kanė studiuar jashtė
Pėr nxėnėsit qė kanė kryer shkollat e mesme jashtė shtetit me sistemin 3-vjeēar (6+3+3) nota mesatare tė llogaritet mbi bazėn e tre viteve tė fundit (10-12) nė masėn 50 pėr qind tė pikėve dhe 50 pėr qind tė pikėve pėr provimet e pjekurisė (nė varėsi tė emėrtimeve tė ndryshme qė kanė). Nė ato raste kur jepet nota mesatare e pėrgjithshme (psh Greqia) kėsaj note i jepen 100 pėr qind tė pikėve, rastet e veēanta trajtohen nga njė komision i ngritur nga shkollat e larta.
Detyrat e universiteteve
Shkollat e larta tė bėjnė konvertimin e notave nga sisteme tė ndryshme nė atė shqiptar sipas tabelės sė dėrguar nga MASH.
Me pėrfundimin e provimeve tė pjekurisė, Komiteti i Maturės Shtetėrore i jep ēdo kandidati njė certifikatė me pikėt e fituara nė 4 provimet e dhėna, si dhe ekuivalentimin tė shprehur nė notė. Rezultatet e provimeve tė dhėna sipas certifikatės sė lėshuar nga Komiteti i Maturės Shtetėrore pasqyrohen nė diplomėn e pjekurisė lėshuar nga Drejtoria e Shkollės. Gjithashtu nė kėtė diplomė pasqyrohet edhe nota mesatare e tė gjitha viteve tė shkollimit nė arsimin e mesėm, te rubrika shėnime pėr nxėnėsin.
Vlerėsimi i nxėnėsve pėr regjistrimin nė universitet ėshtė kompetencė e universiteteve tė cilat pėrcaktojnė elementėt e vlerėsimit duke respektuar lirinė akademike tė tyre.
Theksohet se pėrdorimi i notės mesatare pėr pranimet nė universitete pėr vitin akademik 2007-2008 e nė vazhdim ka si moment kyē administrimin rigoroz tė zhvillimit tė provimeve tė maturės shtetėrore, pėr tė siguruar njėvlershmėrinė e notės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Matura, rregullat e reja zyrtare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ngjites: rregullat per postimin e programeve
» lexo rregullat para se te kerkosh nje program

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
..:WwW.mIRC-Team.InFO:.. :: Diskutime Te Ndryshme :: Studentet-
Kėrce tek: